Është nisur nga Korça për një dasëm në Cërrik, pa menduar se do të përfundonte në polici.
Kështu e ka pësuar një 31 vjecar nga një fshat i Maliqit të Korçës.
Sipas burimeve të komisariatit të policisë, specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor,në Komisariatin e Policisë Cërrik, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Olger Kallanxhi , 31 vjec.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbsan – Cërrik është kapur në flagrancë nga shërbimet e policië rrugore duke drejtuar mjetin tip “Opel” pa leje drejtimi.
I ndaluari ka shpjeguar se patenta i kishte humbur kur ishte emigrant në Greqi.
Por nuk ka bërë akoma kallzim në policinë e Korçës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi”. Policia po provon në sistem, nëse 31 vjecari ka qenë i pajisir me patentë apo jo.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi