Ditën e djeshme UEFA bëri publike vendimin për ekipin e Skënderbeut. Dënimi ishte me përjashtim për 10 vite nga Europa dhe një gjobë prej 1 milion Euro. Korçarët të indinjuar ndaj vendimit të UEFA-s.
Të indinjuar, ja si ndjehen korçarët ndaj vendimit të UEFA-s.
Ishte faqja zyrtare e Uefa e cila ka njohur klubin e Skënderbeut me këtë vendim. Qytetarët korcarë e konsiderojnë këtë vendim aspakt të padrejtë. Mbështetja e qytetarëve për ekipin ka qënë e jashtëzakonshme. Këto janë momente të vështira për klubin dhe ekipin. Qytetarët besojnë në pafajësi dhe apelojnë që të vihet drejtësi. Dënimi i dhënë ditën e djeshme nga UEFA ka sjellë “goditjen” e rradhës tek ekipi i Skënderbeut. Pritet që vendimi të apelohet nga klubi i Skënderbeut brenda 60 ditëve. Presidenti Takaj u ka premtuar tifozëve që ekipi i tyre i zemrës do të jetë pjesë e Champions këtë sezon.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj