Korça këtë të premte është “pushtuar” nga kinezët. Qyteti juglindor ngelet i preferuari i turistëve të huaj. Këtë fundjavë në këtë qytet kanë mbërritur një grup kinezësh. Nga fotot e siguruara për Lajm-Shqip duket qartë se ata janë pjesë e një guide. Ndërsa kanë vizituar Katedralen e qytetit si edhe pedonalen.
Korça pushtohet nga kinezët këtë fundjavë

Grupi prej rreth 15 vetësh, kanë shëtitur nëpër qytet për të parë vendet e bukura të tij. Ndërsa ata janë shoqëruar nga një person i cili u tregon vlerat e veçanta të Korçës. Duket se turistët janë mahnitur pasi kanë qëndruar me orë të tëra rreth e përqark qytetit juglindor. Korça është një nga destinacionet e preferuara të turistëve jo vetëm në sezone festash por edhe në ditë normale.
Ledjona Xheladinaj
19.10.2018