Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bëre publike listën e kandidatëve të kualifikuar që do të marrin pjesë në testimin me shkrim, që do të realizohet në kuadër të konkursit “Ïnfermierë për Shqipërinë” , që do të zhvillohet për profesionet e shkencave mjekësore.
Janë shpallur vendi i konkurimit për të gjithë kandatët për infermierë dhe stafit në fushën e mjekësisë.
Sipas njoftimit mësohet se nga verifikimi i bërë paraprak kandidatët e kualifikuar, do të zhvillojnë testimin në Godinën e Lëndeve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.
Ndërkohë, datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00.
Elona Tereziu
01.02.2019