Komshia nga Fieri i është përgjigjur Ermal Metës duke i kërkuar atij të ketë kujdes me deklaratat që bën.
Deklarata e Ermal Metës ndaj dhunës me të cilën është përballur në fëmijëri, ka shkaktuar spekulime të shumta.
Vetë këngëtari i ka treguar këto detaje nga fëmijëria e tij, me anë të një kënge që bëri vitin e kaluar.
Komshia nga Fieri i përgjigjet Ermal Metës: Kujdes me deklaratat, babai yt nuk është i dhunshëm.
Mirëpo, nga shumë e shumë deklarata, ka ardhur edhe një nga komshia e Ermal Metës në Fier.
Me anë të një statusi në Facebook, ajo uron këngëtarin për suksesin e tij në Sanremo, por nuk harron të thotë edhe dy fjalë për të atin.
Sipas zonjës me emrin Rajmonda Shehaj, babai i Ermalit, është një njeri i thjeshtë, i cili nuk ka paraqitur kurrë tipare dhune në familje, shkruan opinion.al.
Ajo shprehet e çuditur nga deklarata e Ermalit, dhe ndër të tjera shton se divorci i prindërve të tij jep mesazhin që mund të rriten edhe fëmijë të suksesshëm.

13.02.2018