TIRANE – Komisioni i Ekonomisë ka nisur pa praninë e opozitës, mbledhjen e parë, ku po shqyrton pr/ligjin për auditin e borxhit ndaj biznesit. Të pranishëm në mbledhjen e komisionit janë edhe Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi dhe zv/ministri i Financave Ervin Mete.
Ministri Celibashi theksoi se qëllimi i këtij pr/ligji është evidentimi i borxhit ndaj bizneseve. Sipas tij, ky proces nuk mund të realizohet nga ligji i proku-rimit publik. Ndërsa zëvendës ministri i Financave Mete deklaroi se nëpërmjet prjektligjit synohet që të arrihet një ecidencë e qartë e borxheve dhe të parashikohen fondet për buxhetin e vitit tjetër. Relatori, Ervin Koci deklaroi se auditimi do të bëhet nga Deloitte Touche.
14.10.2013
Burimi: Balkanweb
Komisioni i Ekonomisë, diskutohet Pr/ligji për...