Kryeministri Edi Rama edhe këtë mëngjes ka uruar të gjithë ndjekësit e tij për një ditë të mbarë. Ai ka publikuar një video ku tregohen ndryshimet në sektorin e sigurisë ushqimore brenda 45 ditëve të mandatit të dytë.
Por disa komentues janë shprehur të pakënaqur. Ata iu kundërvënë kryeministrit Edi Rama se ajo video e postuar nga ai nuk tregon realitetin.
Një komentues i shkruan se video është publicitet dhe realiteti në rrugët e Shqipërisë është krejt tjetër.
“Ore mos je gjë në gjumë akoma ti, për çfarë sigurie e ke fjalën“,-shkruan një tjetër komentues.
MIRËMËNGJES ?dhe me këtë pasqyrim të progresit të bërë për sigurinë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri, ju uroj një ditë të mbarë ?
Publiée par Edi Rama sur Jeudi 16 novembre 2017
Tek një pjesë e madhe e komenteve, vihet re qartë se qytetarët nuk ndajnë të njëjtin mendim me kryeministrin Rama, pasi sipas tyre realiteti i paraqitur në video me atë që ndodh në terren është krejt ndryshe.
“Nuk është kjo e vërteta, mishi i gjithë fermave është ‘jashtë standardeve’, ndërsa mishi që sjellin miqtë tuaj biznesmenë nga Maqedonia, Brazili etj është i certifikuar“,-shkruan një komentues.
Burimi: Opinion.al