Komentuesit: ‘Na lodhe me foto shtatzënie’, shpërthen Emina në rrjetet sociale…
Shqiptarja nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së dytë.
Emina duket tepër e gëzuar për këtë që po ndodh në jetën e saj, prandaj ajo ka publikuar mjaft foto së fundmi në rrjetet sociale ku tregon barkun e rrumbullaksour.
Komentuesit: ‘Na lodhe me foto shtatzënie’, shpërthen Emina në rrjetet sociale…
Disa nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale duket se ndihen paksa të bezdisur prej këtyre postimeve të shpeshta.
Ja si i përgjigjet Emina këtyre mesazheve:
“Ata thonë ‘mjaft me barkun tënd’, unë u them ‘mësohuni ose ikni’. Jam shumë krenare dhe ndihem e bekuar që Zoti më ka dhënë aftësinë të përjetoj gëzimin më të madh dhe dhuratën më të madhe në botë që jam një grua e aftë për të krijuar jetë, forca më e madhe e universit. Të gjitha nënave shtatzënë u them: ndjeni krenarinë, gëzimin, bekimin (që jeni) dhe ndani energjinë e bukur me të tjerë në botë, pasi energjia pozitive është e nevojshme. Nuk është turp të tregojmë barkun, nuk është turp të ushqejmë me gji. Pas të gjithave një falënderim u shkon atyre që erdhëm në këtë botë.”

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
10.04.2018