Komenti i fanses ja bën nervat kaçurrel, Enca i kthehet e nevrikosur … Këngëtarja e famshme, Enca Haxhia, publikoi dje klipin e këngës së saj të re “Rendez Vous”, në të cilin shfaqej mjaft seksi.
Në videon muzikore, Enca shihej në mjaft skena hot, ku në një prej tyre ajo qëndronte shtrirë me këmbët lart teksa hidhte qumështin mbi kraharor.
Komenti i fanses ja bën nervat kaçurrel, Enca i kthehet e nevrikosur …
Këto skena u përfolën shumë nga njerëzit dhe një prej tyre, i ka komentuar Encës në një pjesë të shkëputur nga klipi që këngëtarja ka hedhur në Instagram.
“Një pyetje shum miqësore. Cili është mesazhi vleror që përcillni në këtë këngë? Më ndihmo që ta kuptoj”, i thotë ajo këngëtares, ndërsa kjo e fundit nuk ia ka nguruar përgjigjen.
“Që t’a duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të bëhesh më pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të bëjë të kërcesh dhe të ndihesh happy për 3 minuta? Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova”, ia ka kthyer Enca, duke e lënë atë pa fjalë.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
28.08.2018