Kolonjë, dhunonte bashkëshorten, arrestohet agresori 38-vjeçar
Kolonjë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrethin e Kolonjës.
Një 38-vjecar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Burime pranë seksionit të krimeve të rënda thonë se, 38-vjecari Klodian Dhëmbi është arrestuar pas kallëzimit në polici nga bashkëshortja e tij.
Sipas kallëzueses 31 vjec me iniciale S. Dh bashkëshorti i saj e dhunonte shpesh, jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht.
Nëna e dy fëmijeve ka deklaruar gjithashtu se 38-vjecari konsumonte pije alkolike duk shkaktuar kështu dhunë në familje.
Ndërkaq, policia ka arrestuar agresorin ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Për Lajm Shqip
Ledjona Xheladinaj