Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Kodi i ri Rrugor, patenta vlerësohet…
Kodi i ri Rrugor, patenta vlerësohet...

Kodi i ri Rrugor, patenta vlerësohet…

8 vite më parë Komento

patenta lajm-shqipPatenta – Prej dy vitesh diskutohet vendosja e një rregulli të ri, të fortë në sistemin e qarkullimit rrugor. Rreth një vit më parë, Kodi Rrugor ndryshoi disa nene që katërfishonin gjobat, por numri i aksidenteve të ndodhura deri më tani duket se nuk kanë dhënë rezultat. Ministria e Transporteve, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit (njësia e qarkullimit rrugor), janë duke vendosur në zbatim projektin e ri, të shumëpërfolur, atë të aplikimit të patentës me pikë. Në muajin nëntor 2012 ka përfunduar varianti me ndryshimet e rregullores së Kodit Rrugor, ku preken disa nene, një kopje e së cilës disponohet nga gazeta “Shqip”.

Patenta do të ketë 20 pikë dhe në varësi të gabimeve në drejtimin e mjetit të transportit do të bëhen zbritje. Në nenin 312 të rregullores apo në nenin 120 të Kodit, shtohet një pikë, sipas së cilës “leja e drejtimit do të jetë me pikë”. Bashkangjitur me projektvendimin janë vendosur edhe pikët që zbriten, në rreth 200 gabimet e mundshme që mund të kryejë drejtuesi i mjetit, sipas vlerësimeve të realizuara nga efektivët e qarkullimit rrugor.

Pikët e humbura mund të rifitohen, nëse plotësohen disa kushte, si pagesa e gjobave. Në raste të ndryshme, as gjoba nuk do t’i bëjë punë drejtuesit të mjetit në rast se gabimet i shkaktojnë humbje të menjëhershme të 15 pikëve (ose në një manovër apo veprim të ketë kryer 3 gabime me nga 5 pikë).

Programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura do të përcaktohen nga Ministria e Transporteve me akte të veçanta që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe programet e testimit.

Kontrolli i gjendjes reale të pikëve nga çdo drejtues mjeti rrugor do të bëhet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit. Kjo drejtori pritet të inaugurojë sot, në prani të Kryeministrit qendrën e re të shërbimit. Në pikën 4 të nenit 312/1 të rregullores, thuhet se “drejtuesit e mjetit rrugor, që janë punonjës të shërbimeve të policisë rrugore dhe kontrolleve të tjera në rrugë, sipas neneve 11 dhe 12 të Kodit Rrugor, numri i pikëve që u hiqet do të jetë dyfish, sipas rastit të gabimit”.

Maksimalja e pikëve të humbura në një gabim është 10 dhe minimalja me 1 nga 20 pikë që përmban patenta, por në rast se në një veprim të vetëm ose konstatim nga forcat e policisë rrugore për shkelje në tri gabime njëkohësisht, të cilat “kushtojnë” 15 pikë të humbura, atëherë drejtuesit të mjetit i merret patenta.

Sidoqoftë, Ministria e Transporteve thotë se, “për shkeljet e rënda, si aksident rrugor me largim nga vendi i ngjarjes ose drejtimi i mjetit rrugor në gjendje të pirë, pezullohet leja e drejtimit, deri në heqje të lirisë”.

Projektvendimi për Kodin e ri Rrugor përmban shumë ndryshime të tjera sa u takon drejtuesve të mjeteve që kanë probleme me shikimin, e deri në modalitetet për licencimin e autoshkollave, kriteret kualifikuese të kursantëve, të mjeteve që përdoren në praktikë etj.

Në reformën e re parashikohet edhe mënyra e zbritjes së pikëve në patenta, si duhen rikuperuar etj. Kështu, zbritja e pikëve i njoftohet Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor (institucioni që lëshon patentat dhe lejet e qarkullimit rrugor) zyrtarisht ose në mënyrë telepatike nga ana e organeve të Policisë Rrugore, brenda 30 ditëve, nëse janë kryer pagesat e shkeljeve apo kanë përfunduar afatet e ankimit ose të kryerjes së këtyre procedurave. Nga ana e saj, Drejtoria e Patentave i komunikon zyrtarisht dhe në mënyrë telematike drejtuesit të mjetit rrugor vendimin e marrë për shkeljen e kryer. Mësohet se njoftimi mund të kryhet edhe me postë (kur të zgjidhet një herë e mirë sistemi i adresave të sakta!).

Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejes së drejtimit duhet t’u nënshtrohet provave kualifikuese. Po kështu duhet të veprohet nëse mbajtësi i lejes së drejtimit kryen shkelje të përsëritura në të paktën tri herë me një minimum prej 5 pikësh (rregulli i “15 pikëshit”).

Në 20 vitet e fundit, në rrugët e vendit kanë ndodhur mbi 14 mijë aksidente me të paktën 6 mijë viktima. Por, përveç tyre numërohen edhe 7 mijë persona të tjerë të lënduar që mund të kenë mbetur të paralizuar apo invalidë për të gjithë jetën. Shqipëria ka të paktën tri herë më shumë aksidente për numër popullsie se të gjitha vendet e rajonit. Rreth 40 për qind e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit me stazh të ri deri në pesë vjet në timon. Peshën kryesore e mbajnë meshkujt nga 18 deri në 30 vjeç, që zënë edhe 80 për qind të viktimave të trafikut rrugor. Por alarmante janë shifrat e këmbësoreve që përfshihen në aksidente, duke zënë 40 për qind të numrit të viktimave.

Rrugët më problematike janë në qarqet Vlorë, Lezhë dhe Kukës, ku më së shumti emigrantët janë pre e aksidenteve ose shkaktarët. Ata ankohen për mungesën e duhur të sinjalistikës dhe trafikut pa rregull të mjeteve nga ana e vendasve.

 

Fenomeni

Fëmijët 6-7 vjeç – Një studim i agjencisë së mbikëqyrjes së trafikut “Accident Analysis and Prevention”, shpjegon se te fëmijët 6-7 vjeç mungon aftësia për të dalluar detaje, si zhurmat e makinave dhe të gomave

3400 në ditë – Rreth 3400 njerëz vdesin çdo ditë si pasojë e një aksidenti rrugor në botë, ndërsa 1.3 milionë të tjerë humbin jetën çdo vit. Miliarda dollarë shpenzohen për të mbuluar dëmtimet dhe kostot spitalore

Sipas ekonomisë – 90% e aksidenteve ndodhin në vendet e zhvilluara. India ka numrin më të madh të vdekjeve në aksidentet rrugore, 105 725, e ndjekur nga Kina që numëron 96 611, SHBA-ja me 42 642 dhe Rusia me 35 972 çdo vit

 

Monitorimi

Hapet Qendra e Kontrollit, sistem të ri në 51 kryqëzime 23 kamera për monitorimin e trafikut në rrugët e Tiranës

Trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës nuk do të menaxhohet vetëm nga policët e qarkullimit rrugor dhe semaforët, por edhe nga kamerat e instaluara në disa akse të rëndësishme. Pajisjet janë vendosur në kuadër të Qendrës së Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut Urban në Tiranë, inauguruar dje nga Bashkia e Tiranës. Qendra Operacionale e Kontrollit në Tiranë do të mundësojë jo vetëm drejtimin e të gjitha pikave të kontrollit të trafikut nga një qendër e vetme, por edhe monitorimin 24 orë, falë vendosjes së 23 kamerave që do të përcjellin informacion në kohë reale.

Janë pajisur me tru të ri elektronik 51 nyje të trafikut në qytetin e Tiranës, të cilat do të kontrollohen nga Qendra Operacionale. Për herë të parë, në Tiranë janë instaluar 9 semaforë, të cilët janë të pajisur me buton për kalimin e këmbësorëve dhe sinjale akustike për kalimin e sigurt për personat me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe shikim. Gjashtë pajisje elektronike të përditësuara (tabela të mëdha) njoftojnë drejtuesit e automjeteve, mbi kushtet aktuale të trafikut, si dhe informacione të tjera të rëndësishme, në lëvizjen brenda qytetit të Tiranës, në hyrje të qytetit të Tiranës dhe në dalje të qytetit të Tiranës. “Ky investim vjen në kuadër të luftës sonë për të zgjidhur një ndër problemet më të mëdha të qytetit tonë, një ndër problemet më të prekshme për ju si qytetarë, por edhe për qindra, mijëra shqiptarë që vijnë e shkojnë ditë për ditë në kryeqytet, problemin e trafikut, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Projekti është dhënë me koncesion dhe qendra do të menaxhohet nga një shoqëri private.

15.05.2013

Burimi: Gazeta Shqip

 

balkan web balkanweb ballkan web ballkanweb ballkanweb.com lajmifundit bota sot gazeta koha jone gazeta koha jone horoskopi gazeta mapo gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta tema gazetashekulli ikub.al kodi rrugor kosova sot kursi patentes lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit shqip lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit leje qarkullimi njoftime patenta piket testimi w ww.balkanweb.com www.balkanweb.com 8 vite më parë
admin
Etiketime balkan web balkanweb ballkan web ballkanweb ballkanweb.com lajmifundit bota sot gazeta koha jone gazeta koha jone horoskopi gazeta mapo gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqip gazeta tema gazetashekulli ikub.al kodi rrugor kosova sot kursi patentes lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit shqip lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit leje qarkullimi njoftime patenta piket testimi w ww.balkanweb.com www.balkanweb.com
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Derbi i Turqisë, Drogba i përgjigjet racizmit

Pasardhëse

BlackBerry sjell platformën e tij të…

Të Ngjashme

Shkëputet një masiv dheu dhe e zë poshtë, humb jetën 26 vjeçari

Shkëputet një masiv dheu dhe e zë poshtë, humb jetën 26 vjeçari

Elda Bani 4 vite më parë
Pejka: Do të vendosen rregulla për mënyrën si media duhet ti raportojë këto ngjarje

Pejka: Do të vendosen rregulla për mënyrën si media duhet ti raportojë këto ngjarje

Visar Quni 3 vite më parë
Prefekti i Gjirokastrës debaton me banorët e pallatit të rrezikuar

Prefekti i Gjirokastrës debaton me banorët e pallatit të rrezikuar

admin 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com