Kodheli: Do depolitizojmë institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes- Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, po zhvillon një vizitë dy ditore në, Slloveni, për të marrë pjesë në Ministerialin Gjithëpërfshirës të Rajonit 2013 (Comprehensive Regional Ministerial), i cili konsiston në dy takime: Ministeriali i Kartës së Adriatikut-SHBA (A-5), si dhe Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Europës Juglindore (SEDM).
Në ditën e parë, Kodheli, zhvilloi një takim dypalësh me ndihmësasistenten e sekretarit të Mbrojtjes të SHBA, Evelyn Farkas, e cila e uroi për detyrën e re si ministre e Mbrojtjes.
Ndërsa ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, duke theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria shqiptare e konsideron SHBA si partnerin kryesor strategjik si në politikën e jashtme ashtu dhe në bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes.
Ministrja Kodheli ka cilësuar mbështetjen e vazhdueshme që SHBA ka dhënë në procesin e reformimit dhe transformimit të Forcave të Armatosura shqiptare duke i ndihmuar këto të fundit të arrijnë standardet e NATO në kapacitetet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak.
Nga ana saj, Farkas u ndal veçanërisht në disa çështje që kërkojnë rritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur këtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, trajnimit dhe kualifikimit të personelit të Forcave të Armatosura me synim rritjen e standardit profesional të ushtarakëve.
Gjithashtu ajo theksoi se fenomeni i korrupsionit dhe lufta ndaj tij mbetet një nga fushat që kërkon prioritet dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ministrja Kodheli garantoi përfaqësuesen e lartë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, për vendosmërinë e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për angazhimin ndaj fenomeneve negative, duke vënë fokusin kryesor në luftën ndaj korrupsionit, rritjen e profesionalizimit dhe depolitizimin në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjithashtu, Kodheli renditi prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes duke përmendur këtu zbatimin e konstatimeve dhe rekomandimeve të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, dokument i hartuar me ndihmën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, vazhdimin e reformimit të Forcave të Armatosura shqiptare, plotësimin e të gjithë detyrimeve si vend anëtar i NATO.
Ministrja Kodheli siguroi ndihmësasistenten e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në Afganistan për sa kohë NATO dhe SHBA do të jenë atje, duke koordinuar çdo veprim në të ardhmen me SHBA.
“Shqipëria do të luajë rolin e saj brenda Iniciativës së Kartës së Adriatikut, si dhe iniciativave të tjera duke promovuar vlerat dhe standardet e kërkuara nga shtetet e tjera drejt procesit të anëtarësimit në NATO”, – theksoi ministrja e Mbrojtjes Kodheli.
Gjithashtu, Kodheli zhvilloi një takim edhe me ministrin e Mbrojtjes së Sllovenisë, Roman Jakiè.
Në këtë takim, z. Jakiè e ka uruar znj. Kodheli për detyrën e re si ministre e Mbrojtjes, ndërsa ministrja Kodheli e përgëzoi pikë së pari për iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Mbrojtjes së Sllovenisë për të organizuar për herë të parë një Ministerial Gjithëpërfshirës të Rajonit, duke mbledhur kështu të gjithë ministrat e Mbrojtjes së Europës Juglindore dhe më tej, në dy ministeriale me tematika të ndryshme, por në të njëjtin kohë dhe vend duke theksuar më tej se dhe vendet e tjera të vazhdojnë këtë nismë të Sllovenisë.
Ministrja Kodheli vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis Republikës së Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Të dy ministrat e Mbrojtjes ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, më konkretisht, bashkëpunimin në përballimin e emergjencave civile, duke marrë pjesë në organizimin e stërvitjeve të përbashkëta, trajnime dhe shkëmbim eksperience në kuadër të stërvitjeve malore.
Gjatë takimit nga ana e dy ministrave u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të iniciativave rajonale ku Shqipëria dhe Sllovenia bëjnë pjesë, siç janë SEDM dhe A-5.
02.10.2013
Burimi: Balkanweb
Kodheli: Do depolitizojmë institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes
Kodheli: Do depolitizojmë institucionin e Ministrisë së…
Etiketime : sporti shqiptar balkan web balkanweb balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb faqja kryesore ballkanweb.al ballkanweb.com bota sot horoskopi embelsira me qumesht femra sot gazeta Balkan web gazeta balkanweb gazeta ballkan gazeta ballkan web gazeta ballkanweb gazeta koha jone gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shekulli horoskopi gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta shqiptare shekulli gazeta shqiptarja gazeta start gazeta tema gazeta zeri i popullit gazeta zeri i popullit shendetesi gazetat me te mira shqiptare gazetatema horoskopi horoskopi ditor horoskopi javor horoskopi mujor Horoskopi Mujor Gusht 2013 horoskopi shqip horoskopi sot http://gazetatema.net/ Kodheli: Do depolitizojmë institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes kuzhinaime.al lajmeonline.net lajmi fundit lajmi i fundit Lindita Nikolli meteoalb mimi kodheli ministrja e mbrojtjes noa noa.al panorama panorama online rama saimir tahiri shekulli shekulli al shekulli online shqiptarja shqiptarja.com sport ekspres sporti ekspres sporti shqiptar al te rejat e fundit tema tiranachat universiteti i tiranes web ballkan www ballkan web www.balkanweb www.balkanweb.com www.ballkan web .com www.ballkanweb www.ballkanweb.com www.noa.al