Koço Kodhima i “Zgjidhjes” komenton vizitën e Edi Ramës në Berlin. Ja si shprehet ai: “Ndodhi ajo që pritej. Merkel e tha troç se “Çelja e negociatave kërkon plotësimin e një numri parakushtesh”.
Koço Kokdhima: Rilindjes i ranë puplat në Berlin… Ndodhi ajo që pritej

Ramës i është kërkuar që të dorëzojë ushtarin e tij Që komandoi kanabizimin e vendit, Saimir Tahirin. I është bërë e qartë se gjermanët janë në dijeni për korrupsionin galopant. Të ministrave të tij dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar. Edhe aleatët e Partisë Socialiste në Internacionale, i thanë të njëjtën gjë. Ministri për Evropën, Michael Roth, ia bëri të qartë,. ”Se reforma gjyqësore pa një proces kundër ish-ministrit të brendshëm, nuk mund të bëhet”. Të gjitha këto parakushte të artikuluara në Berlin, tregojnë se sa të drejta kanë qenë tezat dhe qëndrimet e partisë ZGJIDHJA për Rilindjen dhe qeverisjen e saj të kriminalizuar.
ZGJIDHJA kërkonte ndërtimin e ekonomisë kombëtare të kanabisit. Rilindja e bëri për zyrtarët e saj. ZGJIDHJA kërkonte çlirimin e zgjedhjeve, demokratizimin e qeverisjes, ndarjen e pushteteve, çlirimin e politikës nga oligopoli i partive të vjetra dhe ndarjen e shtetit nga partitë e kapura. Clirimin e ekonomisë nga monopolet dhe garantimin e lirive politike, ekonomike dhe njerëzore. Rama duhet të zbardhë urgjentisht për popullin. Mesazhet e Gjermanisë. Kush janë “parakushtet” në fjalë? Përrallat e propagandës së tij. Tashmë të dalë boje, se “në Europë ka bishta kundër Shqipërisë”. Nuk i pinë më ujë. Nuk kemi më kohë për të humbur.
Duhet të mundësojmë patjetër hapjen e negociatave në qershor. ZGJIDHJA nuk ka asnjë shpresë te partitë e vjetra të Shqipërisë. E vetmja rrugë është rrëzimi i klikave të tyre të korruptuara dhe kriminalizuara, që po e çojnë vendin drejt greminës!
Për lajm-shqip:
Vladimir Muçaj