Koçijançiç zëdhënëse e KE-së, pohon se nuk është e vërtetë që Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Mogherini e ka braktisur takimin e Këshillit të MSA-së, midis BE dhe Kosovës.
Koçijançiç ka thënë për median serbe, Mogherini ka qenë gjatë gjithë kohës brenda në takim.
“Përfaqësuesja e Lartë ishte atje gjatë gjithë kohës”, ka thënë Koçijançiç në një përgjigje me shkrim.
Në lidhje me pretendimet e disa mediave se konferenca për shtyp pas takimit ishte anuluar,ajo u parapri nga një atmosferë e tensionuar. Koçijançiç ka përsëritur se “konferenca u anulua për shkak të rendit të ditës”.
Mediat serbe sot kanë shkruar për Mogherinin. Ajo e ka marrë personalisht kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për përfshirjen e SHBA-ve në negociatat mes Prishtinë-Beograd. Për këtë arsye ajo u largua nga takimi.
Burimi: Syri.net
19.11.2017