Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka denoncuar ka denoncuar shkeljet e mbledhjes së KLP .
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili i bën thirrje KLP-së që të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri pasi në këtë mënyrë po ndihmon kaosin.
Sipas tij çdo gjë e lindur mbi antiligjshmërinë është antireformë dhe atentat ndaj shtetit ligjor.
Postimi i plotë i Vasilit:
Skandal!! KLP shkel haptas ligjin qe ne hapin e pare.
KLP ne menyre skandaloze shkel ligjin e funksionimit te vet.
S’ka mundesi qe askush te pranoje e te legjitimoje kete veprimtari aventureske te KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojne pasi:
Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).
KLP te ndalet dhe te mos thellohet ne paligjshmeri,sepse kesisoj po ndihmon kaosin,paligjshmerine dhe ilegjitimitetin e institucioneve te reja.
Cdo gje e lindur mbi antiligjshmerine eshte antireforme dhe atentat ndaj shtetit ligjor.
KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN !!!
Erjona Keta
26.12.2018