Të shqetësuar për ndotjen, ministri Klosi e deputeti Balla, hidhen në lumin e Shkumbinit. Iniciativës së tyre, u janë bashkuar të gjithë pushtetarët e vegjël të Librazhdit. “Skuadrës” mjedisore i ka paraprirë vetë prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj.
E gjithë prefektura “në këmbë”
Ky i fundit nuk po gjen qetësi që prej dhjetë ditësh. Me koopetencën që i jep ligji, ai ka ngritur gjithë prefekturën në këmbë për pastrimin e Shkumbinit. Madje ka vënë dhe detyra për të gjitha instancat vendore të Elbasanit. Sot ato u ndodhën në rrjedhën e Shkumbinit, bri fshatit Polis. Për vetë kthesat e ujit të lumit, këtu janë depozituar dhjetra tonelata plehra. Shumica plastikë e lecka, por dhe të tjera të të gjitha llojeve. Pushtetarët në fakt i janë bashkuar rinisë dhe shoqërisë civile.
Klosi e Balla hidhen në lumë për të pastruar Shkumbinin, bashkohet dhe rinia …
Këta të fundit janë shpërndarë për pastrim përgjatë rrjedhës së lumit, nga Librazhdu deri në Peqin. Një aksion i tillë duhet vlerësuar. Por, për hir të së vërtetës, zor se ia dalin me sukses. Mbetjet plastike e leckat kanë mbetur nëpër degët e drurëve dhjetra metra të larta. Në këto kushte, ose duhen të presin drurët, ose duher të kenë të gjithë shkallë për të hipur në lartësitë e drurëve.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi