
Në këtë panair do të marrin pjesë përfaqësues nga sektorë dominues si ndertim dhe materiale ndertimi, bujqësi, industri agroushqimiore, perpunim druri dhe mobilje, perpunim metali, industri kimike, tekstile, materiale palstike etj. Pjesemarresit ne kete manifestim, do të jenë të nderuar t’ju mireprisnin në stendat e tyre, për të ndarë me vizitorin e specializuar (trade operator) ide, këshillime, apo projekte partneriteti.
Klik Ekspo Group, vetë vjen si 20 vjeçar në këtë 100-vjetor të Pavarësisë! Në 1994, Panairi i parë Ndërkombëtar i Tiranës, u ngjiz për të qenë pjesë e festimeve të krijimit të Shtetit Shqiptar; Teksa Shqipëria rritej, çdo fund nëntori “Klik Ekspo” ka qenë zëri përcjellës i metamorfozave të zhvillimit të vendit dhe lajmëtar i arritjeve të rëndësishme ekonomike e sociale.
02.11.2012
Burimi: Ikub.al