12 kisha të vjetra në Voskopojë dhe Vithkuq renditen mes monumenteve të kulturës më të rrezikuara në Europë. Kishat qindra-vjeçare të Korçës ndodhen në listën e bërë nga organizata Europa Nostra në bashkëpunim me Bankën Europiane të Investimeve si më të rrezikuarat.

Kishat qindra-vjeçare të Korçës janë në listën e 7 objekteve më të rrezikuara.
Mes tyre janë Kishat pas-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq.
Të rrezikura janë edhe Qendra Historike e Vienës, Monumenti Buzludzha në Bullgari, Manastiret dhe Hermitazhi David Gareji në Gjeorgji, Kazinoja Konstanca në Rumani.
Të rrezikura janë dhe Jetimorja greke, Principo në Ishujt e Princeshës në Turqi dhe Fabrika e Akullit Grimsby në Mbretërinë e Bashkuar.
Kishat e njohura për vjetërsinë e tyre, elementet autentikë, afresket unikë dhe shumë elementë te tjerë gjenden rrallë.

Sipas specialistëve të fushës sot përballen me amortizimin, degradimin e afreskut, faktorët atmosferikë por edhe vjedhjet e njëpasnjëshme.
Këto shtojnë rrezikun e humbjes së tyre.
Drejtori Kliti Kallamata, drejtues i fondacionit tregon se në këto kisha situata është mjaft shqetësuese.
Ndërsa pavarësisht ndërhyrjeve të bëra ai tregon se ka nevojë për restaurime më të specializuara.
Pavarësisht se në Voskopojë u bë një investim prej 4 mln euro për infrastrukturën dhe rikonstruksionin e 4 kishave, duket se kjo ka qenë e pamjaftueshme.
Ndërsa për 8 objekte të tjera problematika dhe degradimi janë të thella.

Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj