Kishat në Voskopojë i japin pigmentin shpirtëror turistëve.
Voskopoja njihet si një nga pikat turistike të preferuara për turistët brenda dhe jashtë vendit. Kishat në Voskopojë i japin pigmentin shpirtëror turistëve.


Fshat i ndodhur rreth 20 km larg qytetit të Korçës, mbart në vetvete vlera të shumta historike dhe kulturore . Historia e kishave të Voskopojës është mjaft e hershme, ato janë ndërtuar që prej viteve 1700 dhe ende i kanë rezistuar kohës falë investimeve të kryera. Rëndësinë e tyre na e tregon më së miri prifti i cili i njeh më së miri vlerat. At Thoma Samara shprehet se këto kisha janë një thesar për Voskopojën dhe jo vetëm. Gjurmët e ndërtimeve të mbetura dhe natyra mjaft e bukur e këtij vendi e bën atë tërheqës për vizitorët.
Muret e pikturuara të kishës, dhe vlerat e rralla që mbartin e bëjnë Voskopojën kryeqëndrën e turizmit. Qendresa e parë e turistëve janë pikërisht kishat. Janë 14 të tilla ku secila mbart vlera të vecanta. Vlerat e kishave i shpjegojnë më së miri vetë banorët e Voskopojës. Duke kujtuar kohën kur janë ndërtuar dhe ende vazhdojnë ti rezistojnë kalimit të viteve. Një prej banorëve të fshatit është shprehur se Voskopoja njihet për pasurinë e kishave që nuk gjenden kudo. Vlerat që ato mbartin janë qindra-vjeçare duke e bërë një ndër fshatrat më të vizituar. Kishat janë njëra nga arsyet madhore që i shtyn turistët të vizitojnë Voskopojën. Bukurinë e natyrës të ndërthurur me historinë dhe kulturën mund ta gjeni vetëm në këtë fshat.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj