Kisha e Shën Ristozit në fshatin Mborje i nënshtrohet restaurimit në fazën e tretë. Shpesh është ngritur si shqetësim rreziku i shembjes së saj. Drejtoria e Monumenteve të kultures ka marrë masa për shpëtimin e saj. Fillimisht u ndërhy në pjesët më të rrezikuara të saj. Konkretisht në pjesën e catisë dhe pjesa e brendshme. Shkak ka qënë amortizimi i ndërtesës si pasojë e kushteve atmosferike. Tashmë kisha qindravjecare po merr pamje të re.
Kisha Shën Ristozi nis faza e trete e restaurimit…
Fazë e tretë konsiston me ndërhyrjen përfundimtare në kishën Shën Ristozi.Punime restaurimi në tambur dhe në naos, gjithashtu dhe konservimi dhe restaurimi i piktures murale.Përreth kishës do të ndërtohen trotuare për të shmangur depërtimin e ujrave të rreshjeve në themelet e ndërtesës. Një element tepër i rëndesishëm , që karakterizon përmbajtjen e objektit dhe në funksion të tij eshte kambanarja. Aktualisht ajo është e pozicionuar jashtë kishës .

Ledjona Xheladinaj
29.04.2018