Mario Mandzukic vihet në shënjestrën e klubeve kineze e më konkretisht në atë të Hebei Fortune.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere Dello Sport”, kjo skuadër ka bërë një ofertë për sulmuesin kroat të Juventusit.
Mario Mandzukic drejt Kinës.
Kjo ofertë ka të bëjë me një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon.
Ideja e Hebei Fortune është që të sigurojë shërbimin e Mandzukic në merkaton e muajit janar.
Pasi sezoni i ri në Superligën Kineze nis në 2 mars të vitit të ardhshëm, shkruan top-channel.
Megjithatë kjo e Hebei Fortune për Mandzukic duket se do të mbetet thjesht një tentativë.
Sulmuesi i përfaqësueses kroate ka vendosur që të qëndrojë në Itali duke e refuzuar ofertën e skuadrës që drejtohet nga Pellegrini.
Nuk është hera e parë që në Kinë tentohet blerja e Mario Mandzukic.
Sezonin e kaluar ishte Tianjin, Guoan dhe Shanghai Shenhua ishin klubet që u përpoqën të siguronin shërbimin e Mandzukic.
Por ai i refuzoi ofertat e tyre në mënyrë kategorike.
www.lajm-shqip.com