Prej kohësh qarkullon lajmi se moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Butrint Imeri janë në një lidhje. Ndonëse ajo e ka mohuar gjithnjë këtë fakt, shenja të ndryshme kanë treguar se ata kanë diçka tyre.
Kiara bëri veprimin që nuk pritej për Butrintin, fansat ‘e masakrojnë’ keq
Më e fundit është publikimi i këngës së re të Butrintit nga Kiara ku krahas saj shkruan: “Sapo kuptova se kjo këngë do të qëndrojë në mendjen time të gjithë verën,”-shkroi moderatorja e njohur.
Mirëpo, fanset e Butrintit nuk e kanë duruar këtë gjë dhe i janë vërsulur në komente, duke i kërkuar të fshijë postimin pasi nuk ishte e nevojshme ta postonte ajo, e madje e kanë sharë dhe e kanë akuzuar për operacione plastike.
