Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»OPOZITA»KFW i kërkon sqarim Berishës. Gaçi:…
KFW i kërkon sqarim Berishës. Gaçi:...

KFW i kërkon sqarim Berishës. Gaçi:…

9 vite më parë Komento

Energjia

Banka gjermane i kërkon sqarim qeverisë shqiptare, reagon deputeti i PS

Gaçi: Nëse anulohet tenderi, favorizohen serbët dhe humb Shqipëria bashkë me Kosovën në 100-vjetorin e Pavarësisë

Banka Gjermane e Zhvillimit KFW, financuesja e linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike që lidh Shqipërinë me Kosovën, i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të shprehet qartë se çdo të bëhet me tenderin e ndërtimit të kësaj linje, duke i bërë të ditur se qeveria shqiptare do të duhet që të zbatojë standardet e KFW-së për kostot dhe kushtet teknike. Ndërkaq, deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, ka deklaruar se qeveria duhet të zhbllokojë tenderin, ndryshe favorizon monopolet serbe të energjisë, por edhe do të rriste koston për shtetin shqiptar dhe shtetin e Kosovës e do të ndikonte dramatikisht në vitin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

KFW

Tenderi për linjën u zhvillua në mars të vitit të kaluar, ku fituese rezultoi kompania kroate “Dalekovod”. Por qeveria shqiptare e bllokoi fillimin e punimeve, duke u shprehur se çmimi i ofruar ishte rreth 8 milionë euro më i lartë se oferta e dytë. Qeveria tentoi të zëvendësonte fituesin për ta lidhur kontratën me kompaninë boshnjake “Energoinvest”, që hasi bllokadën e KFW-së. Banka gjermane ende nuk ka marrë një përgjigje se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare, ndaj së fundmi i kërkon në letrën e radhës drejtorit të OST-së, Arben Ibroja, dhe ministrit të Financave, Ridvan Bode, të marrin një vendim përfundimtar nëse do e pranojnë fituesin e tenderit. KFW i rikujton edhe një herë qeverisë shqiptare se tenderi ishte transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat e rëna dakord më parë nga Operatori Shqiptar i Transmetimit, ai i Kosovës, si dhe nga vetë banka. “Në këtë kontekst do të donim të nënvizonim faktin se nëse qeveria shqiptare do të vendosë ritenderimin e linjës, kostot e saj do të jenë edhe më të mëdha nga tenderi i parë”, thuhet në letrën e fundit që dy drejtues të lartë të bankës gjermane i dërgojnë ministrit të Financave, Bode, dhe drejtorit të OST-së. Më tej banka i bën të ditur qeverisë se nëse opsioni i saj i vetëm është ritenderimi, ajo do ta pranojë anulimin e tenderit të parë vetëm kundrejt disa kushteve. Kushti i parë i vendosur nga gjermanët është ai që anulimi i tenderit të kërkohet nga të dyja palët e përfshira, si OST-ja shqiptare ashtu dhe operatori i transmetimit të Kosovës, duke shpjeguar dhe arsyet përkatëse. Por pala kosovare e ka cilësuar tenderin si të rregullt duke i pranuar rezultatet e tij, çka mund të rrezikojë të shtyjë vonesat pafund të ndërtimit të linjës. Kushti i dytë i kërkuar nga KFW-ja është që të dy operatorët e sistemeve të transmetimit të bien dakord për metodën që do të përdoret për vlerësimin e kostove që ka procesi i ritenderimit. Gjithashtu një tjetër kusht është ai i moscenimit të standardeve teknike. “KFW nuk mund të bëjë kompromis në këtë çështje dhe të lejojë uljen e standardeve teknike”, thuhet në letër. Ndërsa kushti i fundit lidhet me garancitë që banka kërkon nga qeveria shqiptare se nuk do të bllokojë sërish edhe një tender të dytë të mundshëm. Këto parakushte, thuhet në letër, i janë bërë të njohura edhe Kryeministrit Sali Berisha nga vetë ambasadorja gjermane në Shqipëri në datën 7 maj të këtij viti.

Gaçi

Deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, deklaroi dje se qeveria ka dy rrugë për të zgjidhur: njëra në favor të shqiptarëve dhe njëra kundër interesave të shqiptarëve. “Rrugët e zgjidhjes janë dy: KFW është shprehur qartë se i kërkohet qeverisë shqiptare që të qartësojë pozicionin duke zhbllokuar procesin e tenderit për linjën e interkonjeksionit me Kosovën dhe boshtin e jugut të Shqipërisë, ose ta anulojë atë. Zgjidhja e parë, ajo e ndërtimit të linjës, është në favor të shqiptarëve, në favor të Kosovës dhe kundër monopoleve serbe. Zgjidhja e dytë, ajo e anulimit të tenderit, ka të humbur shtetin shqiptar, i cili është i detyruar të paguajë 12 deri 20 milionë euro me tepër për të njëjtën linjë, ndërkohë do të ngelet 3 vjet pa linjë transmetimi jo vetëm në Kosovë, por edhe në linjën e transmetimit të boshtit të Jugut të vendit. Gjithashtu do të ketë të humbur shtetin e popullin e Kosovës dhe ka vetëm një fitues, ata që kanë monopolet mbi linjat e transmetimit të energjisë në rajon, pra monopolet serbe”.

19.07.2012

Burimi: Gazeta Shqip

beograde ekonomi energjia gazeta ikub ikub.al kriza ekonomike lajm lajm i fundit lajme lajme shqip lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmi lajmi i fundit lajmshqip opozita politika qeveria rajoni Serbia shqip sociale top channel top-channel.tv 9 vite më parë
admin
Etiketime beograde ekonomi energjia gazeta ikub ikub.al kriza ekonomike lajm lajm i fundit lajme lajme shqip lajmeshqip lajmet e fundit lajmet e fundit nga shqiperia lajmi lajmi i fundit lajmshqip opozita politika qeveria rajoni Serbia shqip sociale top channel top-channel.tv
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Shtyhet privatizimi i “Albpetrolit” (Burimi: Gazeta Shqip)

Pasardhëse

Nju Jork – Qyteti i jetëgjatësisë (Burimi: Gazeta Shqip)

Të Ngjashme

PS: Imami po zhvat pronat e ushtrisë

admin 9 vite më parë

Rama: Pasuritë e vjedhura janë po aty, nuk do t’i falim

admin 9 vite më parë

Sherr në Asamblenë e FRESSH, Spiropali braktis mbledhjen

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com