‘Skifterët fluturojnë mbi Spanjë’…grabisin dhe vilën e ‘yllit’ të Barcelonës! Këtë herë, të ashtuquajturit ‘Skifterët e Laçit’ kanë mbërritur në Spanjë, duke bërë 30 grabitje në Barcelonë. Ndërsa Policia Katalanase ka arrestuar 10 persona.
‘Skifterët fluturojnë mbi Spanjë’…grabisin dhe vilën e ‘yllit’ të Barcelonës!
Policia spanjolle, ka shkatërruar një grup të dedikuar për vjedhje me forcë dhe grabitje banesash. Grupi kriminal shqiptar, ka arritur të grabisë dhe vilën e futbollistit të Barcelonës Luis Suarez. Ndërsa dhjetë të arrestuarit, të gjithë me kombësi shqiptare, kanë kryer të paktën tridhjetë plaçkitje. Vjedhjet, grupi i ka kryer që nga tetori i vitit të kaluar në Barcelonë, dhe kryesisht në zonën e saj metropolitane. Në shumicën e rasteve të dyshuarit po kërkonin për shtëpitë e vendosura në lagjet e largëta të qytetit. Objektivat e tyre kryesore ishin, të hollat, bizhuteri dhe para.
Ndërsa të arrestuarit punonin të organizuar në grupe prej dy, tre ose katër persona, dhe të angazhuar në kontakt me bashkatdhetarët e tjerë. Gazeta spanjolle “El Pais” shkruan se:
“Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit. Për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur”.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
30.05.2018