Gjirokastër, 24.01.2018 / Këshilli bashkiak i Gjirokastrës në mbledhjen e sotme ka miratuar 23 bursa studimi për studentët ekselentë dhe ata nga familje në nevojë.
Drejtori i Agjensisë së Mirqënies dhe Kujdesit Social Armand Mamani tha për Lajm-Shqip se:
“Pas aplikimeve për përdorimin e fondit të mbështetjes studentore, duke i ballafaquar me kriteret këshilli mori propozim për 11 bursa të plota dhe 12 gjysëmbursa”.
Këshilli bashkiak jep bursa studimi për studentët në nevojë
Pas pyetjeve të këshilltarëve dhe përgjigjeve të relatuesit, këshilli miratoi një për një të gjithë përfituesit e bursës nga fondi i mbështetjes studentore.
Sipas realatuesit përfitojnë bursë nga ky fond studentët ekselentë, ata në fusha studimi prioritare dhe studentë nga familje në nevojë.
Vlera e plotë e bursës është në shumën 8 900 lekë në muaj.
Në mbledhjen e sotme këshilli bashkiak miratoi ndihmën ekonomike për familjet në nevojë dhe ndihmën emergjente për një familje që i është djegur banesa.
Engjëll Serjani
24.01.2018