Anëtarët e këshillit bashkiak që përfaqësojnë PS votojnë kundra paketës fiskale të paraqitur nga administrata e bashkisë së kryetares Zamira Rami, ndërkohe që përfaqësuesit e PD abstenuan dhe përfaqësuesit e LSI votuan pro paketës.
Nga pikëpamja matematike votat e sotme në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës u ndanë në këtë mënyrë:
PS 9 vota kundër, LSI dhe partitë e tjera 8 vota pro paketës fiskale, ndërsa PD 7 vota abstenim. Përfundimisht, me një votë kundra paketa fiskale nuk u miratua, megjithëse sipas hartuesve të saj në projektin e votuar ishin të reflektuara të gjitha rekomandimet e socialisteve që votuan kundra. Rezultati i votimit pasqyron thellimin e konfliktit PS-LSI në nivel vendor.
Për Lajm-Shqip
E.S