Shoqerimi me verera eshte ne varesi te menuse se perzgjedhur. Ndarja kryesore eshte verera te bardha te strukturuara me peshk dhe vererat e kuqe me mish. Ne varesi te llojit te mishit, sipas eksperteve, vererat pergjithesisht kalojne nga tenor alkolik mesatar deri ne te larte dhe te vjeteruara.
Dashamir Elezi, president i Organizates shqiptare te somelierise, shpjegon: “Mishi i pules, vicit, qengjit etj. kane vecantite e tyre dhe vera duhet t’i pershtatet mishit qe kemi ne tavoline. Mishi i vicit kerkon nje vere me te lehte se ai i lopes. Kur kemi mish shpendesh, une keshilloj gjithmone verera te lehta dhe elegante. Per gjelin e detit, idealja do te ishte vera e kuqe.”
Cdo teprim eshte i demshem, ndaj duhet patur kujdes ne abuzimin me ushqimin dhe me pijet: “Duhet te kemi parasysh linjat dhe te mos ekzagjerojme me kalorite. Tavolina te fton, por nuk duhet tepruar.”
Fantazia e amvisave e bashkuar me keshillat e eksperteve, vera e duhur, njerezit e dashur prane dhe sigurimi i oreve te kendshme ne festat e funvitit eshte i garantuar!
30.12.2012
Burimi: Ikub
Keshilla qe duhet t’i dini per...