Disa vite më parë, Andrra Destani, nuk ishte një personazh shumë i njohur për publikun shqiptar, por pas martesës me këngëtarin Sinan Hoxha, është shndërruar padyshim në një nga vajzat më të dashura. E ëmbël, e bukur, shumë miqësore, është ende shumë e re, por e martuar dhe mama e një djali, Ansit.
Andrra braktisi Gjermaninë, për t’u zhvendosur në Tiranë me Sinanin.
Një zgjedhje e bërë nga dashuria e madhe që kishte për të e që nuk pendohet aspak.
Ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje në marrëdhënien e tyre, ishte diferenca në moshë. Gati 20 vite, që nuk janë pak, edhe pse ata na kanë treguar se numrat janë shumë të parëndësishëm në një histori dashurie si e tyre.
Meqë është dhjetor, muaji i festave, të gjithë padyshim kemi nisur të mendojmë për dhuratat që do u bëjmë miqve të ngushtë, por edhe ato që do marrim. Nëse shumë nga ne, e lëmë të nënkuptuar se çfarë duam, apo e themi me shumë stil, Andrra e thotë troç, madje live në një emision televiziv. E pyetur nga “Thumb” se çfarë këkon nga Sinani këtë vit, Andrra ka vetëm një kërkesë: të vizitojë Australinë.
“Sinan, të lutem na co këtë vit në Australi”, u shpreh ajo.
Nuk duket një dëshirë e parealizushme. Mos u çudisni kur të shikoni në Instagram fotot nga Australia…
www.lajm-shqip.com