Vjekoslav Golub nga Koprivnica e Kroacisë ka publikuar një lajmërim të pazakontë, ndërsa arsyeja pse dëshiron të martohet është shumë e dhimbshme.
“Kërkoj një femër e cila nuk ka pensionin e vet, që të martohet me mua, ndërsa pas vdekjes sime asaj do t’i mbetet pensioni im”, u shpall dje nëpër gazetat kroate ky informacion jo i zakontë.
Vjekoslav Golub nga Koprivnica e Kroacisë, para disa ditësh ka mbushur plotë 90 vjeç.
Për të marrë vesh përse ky zotëri vendosi të bëjë këtë njoftim të pazakontë gazeta zagrebase. “Jutarnji list” i bëri një vizitë
“Dëgjoni … çfarë t’ju them… jetoj vetëm, nuk kam askënd, madje askënd që të më varrosë, ndërsa jam shumë i vjetër.
Varrin në varrezat e Koprivnicës e kam, gjithçka paguaj me rregull dhe dëshiroj që të martohem dhe që gruaja të më varrosë, ndërsa unë do t’i lë pensionin tim.
Do të martohem me dikë që nuk ka pension, kështu që edhe asaj t’i mbetet diçka nga martesa me mua”, tregon Golub.
Kërkesa e pazakontë për grua e 90 vjeçarit. Do t’i lë pensionin pas vdekjes…
Thekson se bashkëshortja e ardhshme nuk është e detyruar të jetojë me të, për të me rëndësi është që dikush ta varrosë.
Ditët i kalon duke lexuar libra, ka qejf të lexojë edhe gazeta.
Dëgjon radio dhe kështu thotë se argëtohet. Ka dhimbje në shpinë dhe lëviz me vështirësi.
I moshuari ka qenë 3 herë i martuar më parë.
I pyetur se çfarë do të bëjë nëse për të janë të interesuara disa gra, ai është përgjigjur:
“Nuk e kam menduar ende se çfarë do të bëj nëse më kërkojnë disa gra”.
Përse të mos ndihmoj dikë kur mundem? Përveç pensionit, kam edhe disa gjëra të tjera të cilat do t’ia lë bashkëshortes dhe besoj që do t’i hynë në punë ashtu si mua”, thekson 90 vjeçari i kthjellët.
Shpreson shumë që dikush do t’i shkruajë pas lajmërimit të nxjerrë prej tij, për shkak se do të donte me të vërtetë të ndihmonte dikë.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
01.05.2018