Policia serbe ka arrestuar një person i cili kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo gjë ka ndodhur gjatë mbrëmjes kur u pikas ky rrezik.
Kërcënon me vdekje Vuçiçin, arrestohet nga policia serbe
Djuro Trkulja nga qyteti i Novi Sad, është arrestuar mbrëmë nga policia serbe pasi në rrjetin social Twitter, ai kishte kërcënuar me vdekje presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu personi në fjalë, ishte shprehur se do të rrëmbente dhe anëtarët e familjes së presidentit.
Mësohet se policia ka marrë masat e sigurisë për presidentin dhe familjen e tij.
Elsa Kepi
05.12.2018