TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë, në ndihmë të gjithë të interesuarve që janë në procedura vizash, apo të interesuar për aplikime hap një tjetër rubrikë me pyetje dhe përgjigje online.
“Pyetje për Konsullin” është një grup përgjigjesh të përgatitura nga Seksioni Konsullor. “Aty mbulohen një gamë temash me interes për qytetarët shqiptarë, të cilët dëshirojnë të vizitojnë apo të jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Duam të sigurohemi që aplikantët të kenë informacion të saktë dhe në kohë”- thuhet në postimin e Ambasadës, në faqen e saj në Facebook.
Ambasada këshillon të interesuarit të postojnë pyetjet e tyre në seksionin Konsullor në seksionin e komenteve. Pyetjet mund të paraqiten në anglisht ose shqip dhe ato do të marrin përgjigje në seksionin e komenteve në të njëjtën rubrikë.
“Nuk do t’iu përgjigjemi asnjë pyetjeje personale në postimet “Pyetje për Konsullin,” as nuk do të diskutojmë të dhëna specifike të rasteve individuale të vizave për shkak të natyrës publike të këtij forumi. Pyetjet lidhur me raste individuale të vizave do të fshihen për të ruajtur privatësinë e aplikantëve. Megjithëkëtë, mund të dërgoni pyetje lidhur me raste personale vizash në adresë[email protected] dhe do t’ju përgjigjemi sa më parë që të mundemi. Për të pyetur lidhur me shërbimet që ofrojmë për nënshtetas amerikanë, ju lutemi shkruani në adresën [email protected]”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.
09.01.2013
Burimi: Balkanweb