Lënia e duhanit është hapi i parë drejt shëndetit më të mirë. Mirëpo është fakt që e keni pirë duhanin lë pasoja.
Të ngjashme mund të lexoni:
Hulumtimi ka treguar që njerëzit e rritur, të cilët kanë ngrënë dy domate dhe më shumë se tri mollë në ditë kanë ngadalësuar efektet negative në mushkëri. Shkencëtarët thonë që efektet e përmendura vlejnë vetëm nëse mollët dhe domatet hahen të freskëta. Për nevoja të këtij studimi, hulumtuesit u janë qasur të dhënave mbi ushqimin dhe funksionimin e mushkërive të më shumë se 650 personave të rritur në vitin 2006.
Ndërkaq testet e njëjta në të njëjtin grup të vullnetarëve i kanë përsëritur pas dhjetë vjetësh. Pjesëmarrësit nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë plotësuar pyetësorët mbi ushqimin. Gjithashtu është publikuar edhe spirometria me të cilën matet kapaciteti i mushkërive. Natyrisht janë marrë parasysh edhe faktorët siç janë pleqëria, gjatësia, gjinia, indeksi i masës trupore, statusi socio-ekonomik, aktivitetet fizike.
Dhe rezultatet kanë konstatuar që ekziston lidhja midis ushqimit dhe punës së mushkërive.
Lidhje që është mjaft e dukshme tek personat që e pinin duhanin.
Është zbuluar që te duhanxhinjtë e dikurshëm ushqimi i të cilëve ishte i pasur me domate dhe perime, posaçërisht me mollë, në ata dhjetë vjet ka pasur ngadalësim të rënies së funksionimit të mushkërive. Kjo do të thotë që ushqimi i pasur me këta artikuj mund të ndihmojë në përmirësimin e dëmit të cilin ia kanë bërë cigaret mushkërive.
29.12.2017