Kejda Jahja, e njohur si Kei i Big Brother-it, deklaroi në studion e “Pasdite në Top Channel” se gjithmonë ka pëlqyer femrat. “Kur ishim të vegjël, vajzat rrinin me shoqet. Ndërsa unë rrija me shokët. Mua më kanë pëlqyer gjithmonë femrat”, tha Kei.
Eksperienca në Big Brother ka qenë shumë e vështirë në fillim.
Sidomos për familjarët e saj, shprehet ajo.
“Brenda vetes e kisha dilemën. Të futem apo jo në Big Brother? Ka qenë shumë e vështirë në fillim. Sidomos për familjarët e mi, nga opinionet e njerëzve. Pasi po futeshin në shtëpi dy femra lesbike. Por, më pas, u zbut ai mendim. Unë mendoj që duke i njohur njerëzit, nuk ka më rëndësi se çfarë preferencë seksuale kanë. Unë shpresoj që ta kem ndryshuar sadopak mentalitetin shqiptar”, deklaroi Kei.
22.01.2018