Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Kavajë/ Burri masakron me thikë në bark bashkëshorten
Kavajë
Kavajë/ Burri masakron me thikë në bark bashkëshorten

Kavajë/ Burri masakron me thikë në bark bashkëshorten

4 vite më parë Komento

Burri masakron katër herë me thikë bashkëshorten e tij, pse ajo nuk i kishte përgatitur mëngjesin dhe rrobat. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:00, në fshatin Karpen, Kavajë. Autori i krimit është identifikuar si shtetasi Sami Metushi, 50 vjeç. Pas një debati me bashkëshorten e tij Sose Metushi, brenda në banesë, ai në një moment gjaknxehtësie mori thikën e bukës duke e qëlluar atë në bark dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Të ngjashme mund të lexoni:

• QSUT/ Të sëmurët tumoral nuk mund të trajtohen me radioterapi

• Tragjedi, burri vret gruan me thikë. Ja emri i autorit dhe viktimës

Goditjet kanë qenë fatale duke i marrë jetën 48- vjeçares, nënë e pesë fëmijëve. Policia është njoftuar për krimin e rëndë që ndodhi në fshatin Karmen, Kavajë, dhe menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes, njofton Syri.

Sipas të dhënave, autori nuk ka tentuar të arratiset, por e ka pritur policinë në banesë. Ai është arrestuar menjëherë, ndërsa ka pranuar krimin e kryer prej tij.

Sipas të dhënave, në momentin e arrestimit ai ishte në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike dhe e ka pasur të pamundur të shpjegojë atë çfarë kishte ndodhur.

Me të vetmit që ka folur kanë qenë tre fëmijët e tij, të cilët në momentin e vrasjes së nënës së tyre kanë qenë në oborr.

Ata kanë mbetur të tronditur teksa kanë parë babain e tyre me duart e gjakosura, ndërsa më pas ai u tregoi se u kishte vrarë të ëmën me thikë.

Jemi të shokuar. Prindërit tanë nuk kanë pasur konflikte. Ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, me përjashtim të rasteve të rralla kur debatonin për punët apo hallet e shtëpisë. Sot (dje), babai kishte dalë herët nga shtëpia për të kryer punët jashtë, për të ushqyer gjelat apo edhe punët e tjera te sera që kemi ngritur. Ai erdhi dhe i kërkoi bukë nënës dhe disa rroba të tjera për t’u ndërruar. Por nëna nuk i kishte bërë gati pasi po merrej me punët e tjera të shtëpisë.

Aty nisi debati, kur pak sekonda më pas babai e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ai doli përjashta dhe na tha se kishte qëlluar nënën për vdekje.

Nisur nga versioni i dhënë nga fëmijët, por edhe vetë i arrestuari në pasditen e vonë, rezulton se Metushi kishte dalë herët nga shtëpia për t’u marrë me punët, gjelat e detit që duhej t’i shisnin për Vitin e Ri, serën e perimeve dhe kullotjen e bagëtive të imta.

Rreth orës 11:00 ai është kthyer në shtëpi. Sapo është kthyer në banesë, 50-vjeçari ka nisur të debatojë me bashkëshorten e tij. Ajo ende nuk kishte përgatitur mëngjesin.

“Pse nuk është përgatitur mëngjesi?!”, mësohet t’i jetë drejtuar bashkëshortes Samiu. Kjo e fundit, që ishte marrë deri në ato momente me punët e tjera të shtëpisë, i është përgjigjur të shoqit se nuk kishte pasur kohë, por do t’ia përgatiste në atë moment.

Pasi më tej ka parë se edhe disa rroba nuk ishin bërë gati, ka shpërthyer duke marrë thikën e bukës. Sulmi i papritur i tij e ka zënë në befasi gruan. Ajo nuk ka pasur mundësi të reagojë as për t’u vetëmbrojtur dhe as për t’u larguar nga dhoma.

Ndërkohë, jashtë në oborrin e shtëpisë njëkatëshe ku jetonte çifti ndodheshin dy vajzat dhe djali i tyre. Ata kanë dëgjuar ulërimat e nënës dhe rendur me shpejtësi drejt të banesës. Në atë moment babai i tyre doli jashtë duke u treguar krimin e kryer.

www.lajm-shqip.com

25.11.2017

bark Bashkëshorten burri Kavaje thike 4 vite më parë
Administrator
Etiketime bark Bashkëshorten burri Kavaje thike
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Olsi “fiksimi” femrave, ja çfarë bën një fanse për të

Pasardhëse

Deputeti i Partisë Socialiste, aksioner në 27 shoqëri tregtare

Të Ngjashme

Aktori braktis Shqipërinë: Këtu kam kaluar situatë depresioni të rëndë

Aktori braktis Shqipërinë: Këtu kam kaluar situatë depresioni të rëndë

Elda Bani 3 vite më parë
Foto/ Zaimina Vasjari maskon vajzën 9-muajshe për Halloween….

Foto/ Zaimina Vasjari maskon vajzën 9-muajshe për Halloween….

Elda Bani 3 vite më parë
Moti: Situatë alarmante në veri, dëbora arrin në 80 cm, izolohen disa fshatra

Moti: Situatë alarmante në veri, dëbora arrin në 80 cm, izolohen disa fshatra

Editor Lajm 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com