Një vajzë rrëzohet dhe bie nga dritarja e shkollës në Kavajë dhe është dëmtuar. Bëhet fjalë për një 16 vjeçare me inicialet S.XH.
Aksident i rëndë: Rrëzohet një 16 vjeçare nga dritarja e shkollës
Vajza është rrëzuar aksidentalisht nga parvazi i dritares dhe është lënduar, menjëherë është dërguar në spital dhe po merr mjekimin ,shkruan opinion.al.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.
19.01.2018