Khloe Kardashian ka humbur një “mike”, atë që ajo e quan “fëmijën e saj të parë”, labradorin e saj të zi, Gabbana.
Për Kardashian është njëlloj si të humbasin “anëtarin” e familjes, sepse ato e donin shumë vogëlushen e tyre.
Tragjedi për Kardashian, humbasin ‘anëtarin’ e familjes: Do të na marrë shumë malli
“Mbrëmjen e kaluar Gabbana ime e dashur ndërroi jetë.
Ajo ishte më shumë se një kafshë shtëpiake.
Ishte fëmija im i parë, shoqëruesja dhe mikja ime. Ajo ishte e mrekullueshme.” – ka shkruar Khloe.
Por humbja e qenushes së tyre ka prekur shumë edhe Kendall, shkruan revistawho.com.
“Do të më marrë malli për puthjet e tua Gooby ” – ka shkruar ajo.
Ndërkohë Kim duket se nuk ka qenë kaq e lidhur me të, pasi nuk ka ende asnjë reagim mbi humbjen e qenushit që ka jetuar për 14 vite me to.
Midis ndjekësve që u kanë shprehur keqardhjen vajzave për humbjen e “mikeshës” së tyre, ka qenë dhe make-up artisti i familjes Kardashian, Mario.
“Joooo, më vjen shumë keq” – ka shkruar ai.
31.01.2018