Të gjitha keni qenë në plazh dhe e dini si bëhet lëkura juaj pas disa ditësh në diell. Hunda skuqet, fytyra fryhet dhe kupton që lëkura të është rreshkur dhe vijat e saj janë theksuar. Megjithatë nuk e vret shumë mendjen, askush nuk ngjan natyral në plazh. Nesër ndoshta do të aplikosh më shumë krem mbrojtës dhe do të vendosësh pak hidratant pas dushit. Por deri atëherë ka kohë.
Kjo ka ndodhur me ikonën e televizionit italian, Paola Perego-n. Ajoa po i kalon pushimet e Vitit të Ri në Afrikë. “Të qeshësh me shoqet, i bën mirë zemrës”, shkruan Paola.
Kjo është e para gjë që bie në sy në foto. Por më pas sytë tinëzisht shkojnë në pjesën e kraharorit të prezantueses italiane 51 vjeç, ku shihen shumë vija…Vija të moshës, vija të theksuara nga të qëndruarit të diellit përballë. Siç na kishte treguar në foton e mëparshme…
Nuk shohim shpesh personazhe të ekranit të shfaqen kaq natyral.
Duke treguar shenjat e moshës. Ato vija, që tashmë do të quheshin papërsosmëri të lëkurës, zhduken me operacione. Ose me efekte në fotot e postuara. Duke harruar që duke fshirë ato shenja, fshijnë vërtetësinë. Ndaj dhe publiku ka reaguar me komente vlerësuese dhe inkurajuese ndaj Paolas që ka postuar një foto kaq natyrale.
“Bravo Paola…të shfaqesh ashtu siç je…Jo si gjithë manekinët që shihen kudo. Krenare për rrudhat…janë simbol i jetës dhe përvojës”, shkruan një komentuese.
“…sigurisht…është ajo që duhet të kuptojnë shumë vip-a…që duan gjithmonë të shkojnë kundër kohës për t’u dukur…nuk kuptojnë që ka rëndësi të jesh e bukur brenda…edhe pse shumë janë më të bukura natyralisht sesa me operacione”, i ka rënë pikës një koment tjetër.
03.01.2018