Radhë të gjata janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime thonë se shkak është bërë mosfunksionimi i sistemit. Dhjetëra automjete kanë qëndruar në pritje me orë të tëra.
Kapshticë radhë të gjata në palën shqiptare, shkak …
Ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar me pritjet e gjata. Ata apelojnë shtim të sporteleve pasi nuk mund të qëndrojnë gjatë në pritje. Problemet me sistemin dhe internetin kanë sjellë fluksin në kufi. Ndërkaq nga ana e sporteleve po punohet me regjistra. Kjo për te shmangur radhët dhe të lejohen qytetarët të kalojnë drejt shtetit grek.
Ledjona Xheladinaj
11.10.2018