Emigrantët e paligjshëm vijojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës.
Ndonëse numuri është në ulje , refugjatët sërish tëntojnë të hyjnë në territorin shqiptarë.
Dhe më pas synimi i tyre janë vendet e Europës. Ditën e sotme policia kufitare ka kapur dy shtetas sirian.
Ata janë kapur në kufirin e gjelbër. Ndërsa mesohet se kanë qënë në gjëndje të rënduar shëndetësore.
Kapshticë , kapen sirianë në kufirin e gjelbër
Pasi iu është dhënë ndihma mjekësorë në spitalin e Bilishtit, janë dërguar në drejtorinë e Kufirit.
Pritet që tiu meren deklarimet ndërsa më pas do të kthehen në vendin e tyre .
Ledjona Xheladinaj
10.11.2018