Vijon aksioni i AKU-se në juglindje. Një sasi rekord është sekuestruar ditën e sotme. Një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke është bllokuar.
Kapshticë, bllokohet sasia rekord , 25 ton miell gruri
Burime thonë se bllokimi është bërë pasi nuk dispononte raportin e analizës për përqindjen e proteinës. Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit. Sasia rekord është bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Subjekti nuk kishte datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg. Aksioni i AKU-së bllokoi një ditë më parë 6.3 ton mish të grirë të paregjistruar. Ndërsa më herër bllokoi edhe 4 ton pije të skaduara.
Ledjona Xheladinaj
03.08.2018