Arrestohet i plagosuri i djeshem i atentatit në Vlorë.
25 vjecari Inez Hajrulla i cili mbeti i plagosur në një atentat ditën e djeshme, u arrestua sot në spital.
Gjatë kqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të shtetasit Inez Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive. Në sediljen e shoferit, grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishekë në fole dhe 17 fishekë në krehër.
Në këto kushte Specialistët e policisë, kanë bërë arrestimin e shtetasit Inez Hajrulla, 25 vjeç, banues në Vlorë.
I. Hajrulla është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë. Ai është i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorrike.
Një vit më parë 25 vjeçari është arrestuar po për të njejtën vepër penale, atë të ”Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.
E.M