Policia greke vijon operacionet në kufirin greko-shqiptarë kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Operacioni është përqëndruar në kufirin e gjelbër. Rreth 38 kg marijuanë janë kapur në aksin Janinë -Kozan.
Kapet shqiptari me 38 kg marijuanë në Janinë

Burime bëjnë me dije se droga u kap në një automjet i cili udhëtonte nga kufiri i gjelbër. Janë sekuestruar dy çanta të cilat përmbanin 10 pako me 37 kg 900 gram marijuanë.
Gjatë aksionit në pranga ka rënë edhe poseduesi i lëndës narkotike. Burime nga policia greke thonë se i arrestuari është një shtetas shqiptarë.
Ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
12.11.2018