Kapet një person në kërkim nga policia e Elbasanit. Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit në policinë e Elbasanit në një aksion konkret ka mundur të identifiojë dhe të ndalojë një person të shpallur në kërkim.
Kapet një person në kërkim nga policia e Elbasanit…
Sipas burimit zyrtar, bëhet e ditur se më datë 27.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.K, 41 vjeç, banues në Elbasan.
Arsyeja e ndalimit, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Tashmë pritet që Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, ta gjykojë, sipas Nenit 300/1 të Kodit Penal.

Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi