Burime nga Seksioni për trafikun e paligjshëm bëjnë me dije se është kapur një ish-i dënuar në mungesë. Burimi në fjalë saktëson se u ekzekutua urdhëri i ndalimit për shtetasin në kërkim V. F., vjeç 29, banues në Elbasan. Ai është kapur në Greqi dhe ekstraduar nga Interpol Tirana.
Kapet nga Interpoli i dënuari me 8 vjet burg…
Kjo, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 8 vjet burg. Dënimi mbi bazën, e veprës penale “Trafikim i personave të rritur”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi
21.08.2018