Shtetasi izraelit Efim Reichman, do të hetohet për shkak se nuk deklaroi paratë e tij teksa ka kaluar në kufi.
Reichman kishte me vete 250 mijë euro të padeklaruara.
Sasia e parave të padeklaruara që mund të mbash me vete nuk duhet ta kalojë shumën e 10 mijë eurove.
Reichman është shprehur se nuk e ka ditur që paratë duhej t’i deklaronte.
Kapet me 250 mijë euro shtetasi Izraelit, tentoi t’ia hidhte…
Prej deklaratës së tij është kuptuar qëllimi se përse ka dashur të vijë në Tiranë.
Sipas Reichman, ai dëshironte të hapte një klinikë dentare në Tiranë. Madje në Shqipëri e prisnin edhe dy persona, emrat e të cilëve nga kërkimet e policisë nuk rezultojnë korrekt.
Policia e Shtetit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit izraelit Efim Reichman, 49 vjeçar.
Reichman akuzohet për “Mosdeklarim në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë”.
Gjithashtu është nën hetim për pastrim parash.
Ndonëse vendbanimin e ka në Izrael, në Shqipëri ky shtetas ka ardhur nga Moska.
Të dhënat e tij të tjera mbeten për t’u verifikuar.

Klajdi Thaçi
14.03.2018