Kapet i dënuari për ekstradim në Itali
Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg. Vepra e kryer penale është “Trafikim i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”. Aksioni , sipas burimeve zyrtare të policisë , është kryer me qëllim ekstradimi në shtetin italian.
Të ngjashme mund të lexoni:
Kanë qenë FNSH Tiranë ato që në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë realizuar ndalimin. Gjithçka është kurorëzuar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative. Të dy sektorët bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar. Ai është A. Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan.
Ekstradimi i tij do të kryhet në bazë të procedurave operacionale të vendit përkatës.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014. Gjykata e Apelit Torino, me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim.
Për Lajm-Shqip
Alfrida Danushi
11.11.2017