Korçë arrestohen dy persona pasi u kapën me mish kontrabandë. Arrestimi u krye nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar. Në pranga kanë rënë Enri Koxha, 28 vjeç dhe Mihal Simaku, 22 vjeç, banues në Korçë.
Kapen me mish kontrabandë, arrestohen korçarët….
Mësohet se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, këta shtetas u kapën me mjetin tip “Benz” . Duke transportuar një sasi prej 790 kg mishi. E dyshuar kjo si kontrabandë pa dokumentacionin përkatës. Ngjarja në afërsi të fshatit Dishnicë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj