Kapen hajdutët e rrezikshëm në Korçë, sekustrohen lekë dhe…Finalizohet operacioni i koduar “Vizitorët” në qytetin e Korcës. Vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë, arrestohen hajdutët.
Kapen hajdutët e rrezikshëm në Korçë, sekuestrohen lekë dhe…
Burime bëjnë me dije së në pranga kanë rënë tre autorët e dyshuar. U arrestuan në flagrancë Ilir Abazi, 42 vjeç, banues në Shkodër. Fisnik Hajro, 64 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe Tonin Nika, 65 vjeç, banues në Shkodër. Autorët mësohet se në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, kanë vjedhur me dhunë, portofolin . Si dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm. Vjedhjet dyshohen edhe në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit. Ndërkaq autorëve iu sekuestruan një automjet tip “BMË”, tre aparate celularë, një shumë prej 35000 lek. Sende kto të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Ledjona Xheladinaj
11.07.2018