TIRANË- Deputeti i PS-së Asllan Dogjani, i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” ka sqaruar edhe replikat ne distancë me kreun e opozitës Edi Rama.
Pas prezantimit të kandidatit socialist për Kukësit, Dogjani tha se Rama po vë në pikëpyetje rezultatin e partisë në kërtë qark, duke kandiduar Vexhi Mucmatën sipas tij një emër që nuk ka dhen kontribut në PS.
“Nuk e di cfarë ka Rama me mua. Kjo më bën habi dhe mua, nëse ka menduar se duke dërguar në Kukës një njeri që nuk ka asnjë kontribut, ai ven në pikëpyetje rezultatin, së pari pasi zhgënjen ato socialist që kanë krijuar një lidhje shpirtërore me përfaqësuesin e tyre, pasi kemi 8 vjet që punojmë”, deklaroi Dogjani.
Dogjani deklaroi se “konflikti” me kreun e PS-së i ka bazat që me debatet e para për organizmin e PS dhe strukturave të saj duke akuzuar Ramën se nuk ka marrë në shqyrtim ankesat e socialistëve në qarkun e Kukës.
“Problemi mediatik nuk është bërë vetëm për një ditë. Ky problem ka kohë që ka filluar, ne kemi patur diskutime dhe mendime të ndryshme me kreun e PS sa i takon organizimit te PS dhe strukturave ne rrethin e Kukësit, problemi ka dy vite dhe në cdo 4 vite prove zgjedhor dhe para dy vitesh kemi patur zgjedhje komuna dhe ne bashki dhe janë ripërsëritur disa herë zgjedhjet, dhe problemet nuk kanë ,marrë në shqyrtim. Unë nuk kam dëgjuar dhe nuk ka bërë vaki në asnjë vend të botës që kreu i opozitës dhe të dalë të thojë se e kam deputet pa nivel, kur pas në Kukës ka ardhur duke u rritur. Veten gjatë vitit 2012 kemi shtuar 600 anëtarë të rinj. Në 2001 kemi ngritur rezultatin e PS, jo vetëm nga ana ime por të gjithë socialistët e Kukësit dhe kemi marrë 8900 vota më shumë. Unë se kam problemin me zotin Rama, por me procedurën. Unë nuk kam asgjë me individin”, deklaroi Dogjani duke shtuar se “kandidatët që të dalin fitues duhet të testohen”.
28.02.2013
Burimi: Balkanweb