Napoli ka arritur ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2017. Skuadra e Sarrit ka triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Crotones dhe ka siguruar vendin e parë të Serisë A, për vitin 2017. Kjo e bën njëkohësisht edhe kampion të dimrit.
Të ngjashme mund të lexoni:
Vendimtar ka qenë një gol i golshënuesit më të mirë napolitan, kapitenit Marek Hamsik, në minutën e 17-të, që i dha 3 pikët ‘të kaltërve’. Sllovaku shënoi një gol të bukur nga brenda zonës. Duke përfituar nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve të Crotones.
Në fushë nuk arritëm të shihnim një derbi shqiptar.
Ndonëse Hysaj ishte titullar si zakonisht, Ajeti ishte i pezulluar për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë. Për Napolin dhe Crotonen përfunduan sot të 19 ndeshjet e fazës së parë. Skuadra e Sarrit ia doli të grumbullojë 48 pikë, duke u konfirmuar si kandidatja kryesore për të fituar titullin kampion në maj.
Nga ana tjetër, Crotone e mbyll fazën e parë në zonën e ftohtë të renditjes dhe sërish këtë sezon, do të duhet të bëjë mrekullinë në fazën e dytë.
29.12.2017